Kulturë Më shumë

U mbajt takimi letrar me shkrimtarin nga Shkodra Ridvan Dibra

Prej tvteuta14:48, 22 Prill 2019

 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizuan takim letrar me shkrimtarin nga Shkodra Ridvan Dibra. Në kuadër të këtij takimi letrat u bë edhe promovimi i librit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” .Gjatë mbrëmjes u fol mbi krijimtarinë e shkrimtarit Ridvan Dibra, një shkrimtar veprat e të cilit janë të përkthyera në gjuhën frënge e jo vetëm.

KKSH në Mal të Zi në kuadër të veprimtarisë së vet ka edhe promovimin e kulturës , artit dhe lidhjes ndërkulturore të shqiptarëve gjithandej në rajon, mu për këtë arsye organizuam edhe këtë aktivitet u shpreht kryetari i KKSH-së Faik Nika.

Për ta sjellur sa më afër lexuesit dhe për ta njohur më shumë shkrimtarin Dibra , Dr Haxhi Shabani foli mbi dy vepra , atë me titull “Legjenda e vetmisë” si dhe “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”

Mbi veprën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” foli edhe Dr Sabina Osmanoviq.

Vet shkrimtari Ridvan Dibra u shpreh se është i kënaqur që solli veprat e tij  në Ulqin. Shkrimtari Dibra u shpreh se kur shkruaj dhe punojë në një vepër ajo është jeta ima reale, është moment i bekuar për mua i cili më shkëput nga materializmi i madh që na ka kapluar.

  • 1

    Radio