Është ndaluar puna në 12 institucione shëndetësore

Prej tvteuta14:39, 9 Prill 2019


Inspektorët Shëndetësor të Drejtorisë së Çështjeve të Inspektimit vitin e kaluar kanë kryer 1.056 ekzaminime dhe kanë gjetur 323 parregullsi, për shkak të të cilave janë miratuar 12 vendime për ndalimin e punës, dhe tre objekte janë mbyllur.

 Inspektorët kanë  kontrolluar 394 institucione shëndetësore publike, 635 private, dy institucione të paregjistruara dhe 25 të tjera,  raportojnë  Dnevne novine.

Parregullsitë e identifikuara kishin të bënin me mungesën e dokumentacionit për personelin mjekësor, mungesën e vazhdimësisë së kujdesit shëndetësor, mungesën e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për përmbushjen e kushteve të përcaktuara për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore, punën plotësuese të punëtorëve shëndetësor jashtë rrjetit të institucioneve shëndetësore, dhenjen e ilaçeve  në kundërshtim me rregulloret.

  • 1

    Radio