Sociale Më shumë

Nxënëset e Sh.F “Marko Nuculloviq” zunë vendin e dytë në garat nga programimi në Microbit

Prej tvteuta17:04, 13 Mars 2019

Nxënëset Irena Selçanin, Nora Selçanin dhe Anabella Rudoviq të Shkollës Fillore “Marko Nuculloviq” zunë vendin e dytë në garat nga programimi në Microbit të organizuar nga Ministria  e Arsimit në bashkëpunim me ambasadën Britaneze. Nxënëset u prezantuan me projketin me titull “Parkingu i mençur”, një projekt ky i cili ka një rëndësi të veçantë pasi që ka për qellim që të ofroj një model se si komuna e Ulqinit mund ta zgjidhl problemin e mungesës së vend parkimeve. Nxënëset për Televizionin Teuta shprehen shumë të kënaqura me këtë rezultat dhe shpresojnë se edhe nxënës të tjerë do të inkurajohen që të realizojnë punime të tilla. Po këto tri nxënëse do të marrin pjesë në garat regjionale që do të organizohen në Beograd, ku kësaj rradhe përgjegjësia është edhe më e madhe duke qënë se do të përfaqësojnë tashmë jo vetëm komunën e Ulqinit por të gjithë Malin e Zi , tha për Televizionin Teuta drejtori i kësaj shkolle Dul Asllani. Shkolla u shpërblye me një kompjuter laptop.

  • 1

    Radio