Sociale Më shumë

Flaka dhe tymi po na rrezikon shëndetin

Prej tvteuta08:57, 10 Mars 2019

Qytetarët e komunës së Ulqini në veçanti banorët e Braticës dhe lagjes Mali i Bardhë protestuan sot para deponisë së krijuar pikërisht në lagjen Mali i Bardhë.një deponi kjo e cila që tre vite me rradhë është bërë vend i zjarrit të pa shuar për më shumë se dy vite. Qytetarët të shqetësuar për këtë situatë e cilësojnë “një vullkan nëntoksorë ” i cili shkakton dëme jo vetëm në ambient por edhe në shëndetin e njerëzve. “Nuk mund të hapin dritaret e shtëvie, nuk mund ti lejojmë fëmijët as të lozin në oborr” shprehet një nga banoret e zonës. Qytetarët kërkojnë zgjidhjen e kësaj problemtaike shumë serioze për qytetarët e Ulqinit, dhe apelojnë tek organet kompetente që të marrin masa.

  • 1

    Radio