Bilal Alaj : Mësuesi është modeli i nxënësit

Prej tvteuta09:53, 7 Mars 2019

Dita e mësuesit, 7 Marsi është datë të cilën e feston çdo mësues shqiptar. Në këtë datë lavdohet puna dhe përkushtimi i këtij profesioni të shenjtë. Në komunën e Ulqinit të shumtë janë mësuesit të cilët janë përballur me periudha të ndryshme të bukura por edhe të vështira. Bilal Alaj është mësuesi shumë i dashur për shumë gjenerata, I ftuar në studion e Televizionit Teuta foli për këtë datë të rëndësishme dhe për përjetimet përsonale ndër vite. “Një mësues duhet të japë çdo gjë nga vetja e tij, një mësues duhet të jetë model për nxënësin në çdo aspekt “tha mësuesi Alaj. Intervistën e plotë do të keni mundësi ta ndiqni sonte në ora 20:30.

  • 1

    Radio