Sociale Më shumë

Lika: Lufta për Kriporen ka filluar të japë rezultate

Prej tvteuta16:36, 4 Mars 2019

Lika: Lufta për Kriporen ka filluar të japë rezultate

Lufta për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit por jep rezultatet e para, tha për TV Teuta, drejtorja ekzekutive e OJQ-së “Martin Schneider Jakoby”, Zenepe Lika. Sipas saj, më në fund janë nisur procedurat që do të bëjnë të mundur mbrojtjen e saj, pasi bëhet fjalë për një nga hapsirat më të rëndësishme për zogjtë shtegtar. Në lidhje me mundësinë e fillimit të prodhimit të kripës, ajo tha se licenca është humbur dhe kjo akoma është diçka që ka mbetur pezull, por në vendim është e përcaktuar që prodhimi do të financohet nga buxheti i Malit të Zi. Në prill është e paraparë mbajtja e konferencës ndërkombëtare për Kriporen, në të cilën do të marrin pjesë një numër e madh i ekspertëve të njohur.

  • 1

    Radio