Peticion për lejimin e gjuetisë në një pjesë të Kripores

Prej tvteuta15:07, 22 Shkurt 2019

Peticion për lejimin e gjuetisë në një pjesë të Kripores

Shoqatat e gjuetarëve në Ulqin kanë nisur të mbledhin nënshkrime për një peticion që ata planifikojnë të dërgojnë në adresë të Kuvendit Komunal, me të cilin kërkojnë që të ju lejohet gjuetia në një pjesë të Kripores së Ulqinit. Njëri nga përfaqësuesit e tyre, Kabil Jakupi, tha për Televizionin Teuta se ndalimi total i gjuetisë në Kripore nuk është i nevojshëm dhe se lejimi në një pjesë të saj nuk kërcënon në asnjë mënyrë biodiverzitetin. Drejtori i ndërmarrjes publike për kultivimin e egërsirave, Ajet Zaga, tha se ato i mbështesin kërkesat e gjuetarëve dhe u bëri thirrje qytetarëve që me nënskrime të përkrahin peticionin.

  • 1

    Radio