Sociale Më shumë

SH.F “Bedri Elezaga” e mbylli me sukses periudhën e dytë

Prej tvteuta09:57, 18 Shkurt 2019

Në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë nxënësit treguan sukses të mirë gjatë periudhes së dytë të këtij viti akademik. Suksesi i nxënësve vërehet si në vlersimin e tyre ashtu edhe në sjellje ku nxënësit nuk bëjnë mungesa dhe janë te rregullt. Drejtori i kësaj shkolle Arsim Cuca shprehet për Televizionin Teuta se sukses edhe më i madh pritet në gjysëmvjetorin e dytë. Sa i përket angazhimit të nxënësve ato këtë vitë akademik do të shkëmbejnë përvojat edhe e tyre edhe me shkollat e tjera në Mal të Zi. Ndërsa kur bëhet fjalë për investime drejtori Cuca shprehet se ajo që pritet është rinovimi i biblotekës së shkollës dhe plotësimi i sajë me libra. Në kuadër të kësaj shkolle është edhe paralelja e ndarë në Sukubinë ku për fat të keq shkolla e Sukubinës akoma nuk është përfunduar dhe nxënësit mësimin e ndjekin në shkollën qëndrore në Katerkollë. Akoma nuk ka një afat të cakuar se kur shkolla e Sukubinës do të jetë e përfunduar.

  • 1

    Radio