Aksidenti në Maqedoni: Mesazhe ngushëllimi nga Brajoviq, Erdogan, Hahn…

Prej tvteuta15:52, 14 Shkurt 2019

Mesazh ngushëllimi për aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Në telegramin dërguar homologut Talat Xhaferri, Brajoviq shpreh keqardhjen më të thellë personale dhe në emër të Kuvendit të Malit të Zi,për rastin e ndodhur në rrugën Tetovë-Shkup, ku humbën jetën 14 persona kurse rreth 30 të tjerë janë lënduar. Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe komisioneri evropian Johanes Hahn.

  • 1

    Radio