Sociale Më shumë

Interesim gjithnjë e më i madh për mësimin e gjuhës turke

Prej tvteuta09:22, 10 Shkurt 2019

Në Ulqin ka tre vite që ekziston kursi i gjuhës turke, i cili është komplet falas. Mësimdhënësja e kësaj gjuhe, Fahira Kraja, tha për TV Teuta se para pak kohëve është regjistruar edhe gjenerata e tretë e atyre që duan të ndjekin këtë kurs. “Janë regjistruar 27 ndjekës të rinj me profesione të ndryshme, si juristë, ekonomistë por edhe nxënës të shkollave. Gjuka turke është gjithnjë e më popullare dhe kësaj i kontribuon edhe ardhja e shumë investitorëve në ky vend në Mal të Zi.”, thotë Kraja. Kursi i gjuhës turke mbahet edhe në qytetin e Tivarit, ku ekziston interesim edhe më i madh.

  • 1

    Radio