Sociale Më shumë

Nxënësit e Gjimnazit Privat “Drita” janë të suksesshëm

Prej tvteuta15:13, 9 Shkurt 2019

Nxënësit e Gjimnazit Privat “Drita” kanë treguar sukses në gjysëmvjetorin e parë të këtijë viti akademik. Drejtori i këtij institucioni Fejzo Hoxha u shpreh për Televizionin Teuta se 60% e nxënësve kanë rezultuar me sukses pozitiv ndërsa 40 % me atë negativ. Angazhimi i nxënësve është jo vetëm brënda lëndëve të plan programit por dihet tashmë se ato janë aktiv edhe në konkurse të ndryshme ku edhe shpërblehen me çmime të shumta , tha Hoxha. Sa i përket objektit ku zhvillohet mësimi ai është i kompletuar dhe i ka të gjitha kushtet për zhvillimin e mësimit, edhe pse ekzistojnë plane që të shtohet numri e paraleleve duke qënë se interesimi vit për vitë është më i madh, por kjo mbetet të shihet në të ardhmen pasi kushtet financiare janë ato që i kufizojnë, thotë ndër të tjera drejtori Hoxha.

  • 1

    Radio