Aktuale Më shumë

Shyrtimi publik për Kriporen: Pa zgjidhur pronësinë, ska mbrojtje

Prej tvteuta10:25, 1 Shkurt 2019

Në pjesën e dytë të shqyrtimit publik për Studimin e mbrojtjes së Kripores së Ulqinit, i cili u mbajt mbrëmë në sallën e Kuvendit Komunal, prezent ishte edhe përpunuesi Andrej Sovinc, i cili për të interesuarit sqaroi aspektet e ndryshme të procedurës për mbrojtjen e kësaj zone, e cila kërkon një angazhim maksimal nga të gjitha anët nëse me të vërtetë dëshirohet që të realizohet sa më shpejt. Si Sovinc ashtu edhe të pranishmit e tjerë ishin të një mendimi se pa zgjidhjen e çështjes së pronësisë së tokës, për të cilën duhet të deklarohet Gjykata Ekonomike, mbrojtja e Kripores nuk është e mundur. Në lidhje me procedurën e mëtejshme pas shqyrtimit publik, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni,tha se në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit mars mund të pritet që ky studim të dalë në Kuvend për miratim nga ana e këshilltarëve. Ai shtoi se është momenti i fundit që Komuna e Ulqinit të kyçet në gjithë procesin e mbrojtjes dhe zgjidhjes së pronësisë së Kripores, çka ka munguar në dekadat e mëparshme , kurse për shkatërrimin e saj duhet që të ketë edhe përgjegjësi ligjore.

  • 1

    Radio