Sociale Më shumë

Dy persona në rrezik për jetën për shkak të gripit

Prej tvteuta10:51, 28 Janar 2019

Në Qendrën Spitalore në Podgoricë ndodhen të shtrirë 14 persona të rritur për shkak të sëmundjeve pulmonare, kurse tek dy prej tyre është identifikuar virusi i gripit i tipit A, kanë njoftuar nga ky institucion. Gjendja e këtyre dy pacientëve është më e rëndë dhe ndodhen nën mjekim intensiv. Mjekët kanë këshilluar kujdes të veçantë gjatë kësaj pjese të vitit për shkak të gripit, sidomos për personat që vuajnë nga sëmundjet e tjera kronike, kurse prindërve u sugjerohet që të mos i lejojnë fëmijët në ambiente ku qëndrojnë numër i madh njerëzish si dhe të rrisin higjienën personale.

  • 1

    Radio