Sociale Më shumë

SH.F “Boshko Strugar”: 87% e nxënësve me rezultat pozitiv

Prej tvteuta13:58, 15 Janar 2019

Pas përfundimit të gjysëmvjetorit të parë bëhet edhe përmbledhja e suskesit të nxënsëve. Në shkollën fillore “Boshko Strugar”, nxënësit e kanë përfunduar këtë gjysëmvjetor me rezultate të kënaqëshme, por drejtori Mijo Androviq, beson se deri në fund të vitit ato do të jenë edhe më të mira. “Nga gjithsej 407 nxënës, 355 e kanë përfunduar me sukses pozitiv, nga të cilët 142 me sukses të shkëlqyer, 67 shumë të mirë, 36 të mirës kurse 2 të mjaftueshëm. Sukses të pamjaftueshëm kanë pasur 52 nxënës. Duke iu falenderuar donatorëve lokal, gjysëmvjetorin e dytë kjo shkollë do ta fillojë me kushte më të mira, pasi gjatë pushimit janë duke u rinovuar disa nga toaletet e shkollës.

  • 1

    Radio