Sociale Më shumë

Viti 2018 ,vit i investimeve në Shtëpinë e Shëndetit

Prej tvteuta10:13, 5 Janar 2019

Në vitin 2018 në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin për riparimin e ambijenteve dhe blerjen e aparaturave janë shpenzuar  rreth 220 mijë euro,i tha televizionit Teuta drejtori -Pavle Marnikoviq. Sipas tij, janë përmirsuar dukshëm kushtet e punës dhe cilësia e shërbimit mjekësor  sidomos me sigurimin e një ultrazëri për të kontrolluar ijet tek fëmijët, dy kallposkopat ,si dhe pajisjet për ordinancën oftalmologjike e cila do të nis të funksionojë pas  15 janarit .Po ashtu Shëpia e Shëndetit në vitin 2018 është pajisur edhe me dy EKG për kontrollin e zemrës. Sa i përket transportit të pacientëve është investuar duke siguruar një automjet të ndihmës së shpejtë, si dhe motor për patronazhë” tha  Marnikoviq. Një investim I konsiderueshëm është bërë edhe në riparimin e abijenteve të korridorëve dhe sanimin e banjove. Marnikoviq tha se ky vit ka qenë një vit tejet i sukseshëm dhe mund të konsiderohet si një vit i investimeve, duke pralajmëruar investime edhe  më të mëdha në vitin 2019.

  • 1

    Radio