Sociale Më shumë

Të punësuarit në Qendrën për Kulturë të shqetësuar për gjendjen e rëndë ekonomike

Prej tvteuta16:14, 20 Dhjetor 2018

Të punësuarit në Qendrën për Kulturë në Ulqin mbajtën sot tubim në të cilin shprehën pakënaqësitë e tyre për gjendjen e rëndë ekonomike të këtij institucioni. Ato nuk kanë marrë rroga që prej muajit shtator kurse numri total është 10 rroga mbrapa.

Xhiro llogaria e këtij institucioni ndodhet në bllokim për shkak të borxhit prej 140.000 euro, por të punësuarit thanë për TV Teuta se nuk janë të njoftuar me saktësi se për cilin borxh bëhet fjalë. Ato nuk janë të kënaqur as me buxhetin e parashikuar për vitin 2019, pasi konsiderojnë se ai as afër nuk i plotëson nevojat e tyre, kurse problem tjetër paraqet edhe fakti se nuk janë paguar as mjetet e parashikuara për vitin aktual.

Për problemet ato kanë njoftuar edhe kryesinë e Komunës por përveç premtimeve nuk kanë fituar asgjë konkrete. Të punësuarit thonë se në rast e nuk gjendet një zgjidhje për hallet e tyre ato do të shikojnë mundësinë e radikalizimit të qëndrimeve.

  • 1

    Radio