Kulturë Më shumë

Edhe viti 2018 i suksesshëm për “Art Club”

Prej tvteuta19:29, 18 Dhjetor 2018

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve ” Art Club ” edhe këtë vit , që nga muaji janar ka qenë mjaft aktive me organizimin e manifestimeve të shumta kulturore nga fusha të ndryshme , si në Ulqin ashtu edhe në treva të tjera shqipfolëse. Kryetari i kësaj shoqate Ismet Kallaba në një intervistë me të zgjeruar për TvTeuta deklaroi që eshtë i kënaqur me numrin dhe mënyren e realizimit të projekteve gjatë vitit 2018 , edhe pse për fat të keq , vitin 2018 e kanë nisur me lajmin e hidhur të largimit nga jeta e poetit Basri Çapriqi , i cili ka qenë një nga themeluesit dhe aktivistët kryesorë të  “Art Club-it” ndër vite. Botimet edhe gjatë vitit 2018 për këtë shoqate kanë qenë një nga prioritet kryesore , ku duke u nisur edhe nga mundësitë financiare kanë arritur të realizojnë 5 prej tyre. Shënimet e përvjetoreve të ndryshëm mbeten gjithashtu një nga aktivitet e regullta te Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualeve “Art Club”. Kallaba për TV Teuta deklaroi që edhe për vitin 2019 kanë paraparë një sërë aktivitetesh të cilat shpresojnë që do të arrijnë ti realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

  • 1

    Radio