URA dhe Demos do të formojnë klub të përbashkët në Kuvend
Prej tvteuta15:29, 16 Shtator 2017
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/09/celesi88-110x96.jpg)
Subjektet politike parlamentare URA dhe Demos kanë gjasa që të formojnë klub të përbashkët të deputetëve në Kuvendi e Malit të Zi, shkruajnë disa media. Sipas tyre, këto subjekte së shpejti do të fillojnë edhe bisedimet për këtë çështje, për çka është pritur zgjidhja e situatës konfliktuale në Demos. Këto dy subjekte në zgjedhjet e kaluara ishin pjesë e koalicionit “Çelësi” , nga i cili URA mori dy mandate kurse Demos katër.