Kulturë Më shumë

U hap ekspozita “Familjet Fisnike Shqiptare ne Koprin Venedikas”

Prej tvteuta09:49, 27 Prill 2017

Te marten ne ambijentet e galerise se qendres per kulture ne Ulqin u hap ekspozita me titull “Familjet Fisnike Shqiptare ne Koprin Venedikas” pjese e se cilave familje jane dhe dy familje me prejardhje ulqinake. Organizatore te kesaj ekspozite jane  shoqata “Labeatet” e udhehequr nga Luljeta Avdiu Cura si dhe shoqata “Iliria”. Te pranishem ne kete mbremje ishin figura te shquara nga sfera te ndryshme ne mesin e te cileve ka qene Drejtori i bilbliotekes kombetare ne Koper te Sllovenise ,Peter Shtoka, si dhe Ambasadori i Shqiperise ne Mal te Zi Ernal Filo.

Ne emer te KKSH te pranishmit i pershendeti Genci Nimanbegu, i cili ka falenderuar iniciatoret e kesaj ekspozite e cila nxjerr ne pah vleren e popullit shqiptare si dhe te familjeve te vjetra ulqinake te cilat permenden ne keto materiale historike. Kjo ekspozite eshte finanucuar nga KKSH ne Mal të Zi, Organizata turistike e Ulqinit, si dhe  Business Club Ana e Malit.

  • 1

    Radio