Kulturë Më shumë

Artistët kënaqin publikun ulqinak

Prej tvteuta21:27, 25 Mars 2017

Në sallën e shkollës së muzikës u mbajt koncerti i katërt nga sezoni koncertor “Vivo” i organoizuar nga Fatime Buzuku, Gjylie Pelingu dhe Zenepa Lika. Në këtë koncert morën pjesë artistët nga Podgorica Igor Pejoviq në violinë dhe Masha Kovaçeviq në piano, si dhe Adrijan Peroviq nga Ulqini i cili ekzekutoj në violinë. Interpretuesit për televizionin Teuta shprehën kënaqësinë që publiku ulqinak dal ngadalë po mësohet me muzikën klasike e cila po rrit vlerat kulturore të qytetit tonë.

Koncerti i radhës do të jetë me datë 22 prill në Qendrën kulturore dhe do të interpretojnë Jozo Jakoviq dhe Goran Shevaleviq në fizarmonikë.

  • 1

    Radio