Sociale Më shumë

OT në panairin e Moskës

Prej tvteuta16:31, 15 Mars 2017

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Organizatën Nacionale, Organizatat lokale si dhe me afaristët tanë, është duke marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit Mitt 2017 që po mbahet në Moskë prej 14 deri 17 mars, dhe në këtë mënyrë po prezantohet  oferta turistike e Malit të Zi. Mitt është panairi më i madh në Rusi dhe njëri ndër më të rëndësishmit sa i përket panaireve të turizmit botëror. Me rreth 2000 ekspozues prej 200 vendeve të ndryshme botërore, Mitt është një vend ku kompanitë turistike dhe destinacionet turistike mund të bëjnë kontrata me agjensionet dhe turoperaterët në këtë treg të rëndësishëm.

Delegacioni i Malit të Zi drejtohet nga drejtoresha e ONT Zhelka Radak. Prej afaristeve nga Komuna e Ulqinit të cilët së bashku me OT po prezantojnë ofertën turistike janë Riviera e Ulqinit dhe apartmanet Eneida, të cilët deri në mbarim të panairit do të kenë kontakte me partnerë dhe klijentë të interesuar.

 

  • 1

    Radio