Sociale Më shumë

Zenka takohet me përfaqsuesen e UNDP Cihan Sultanoglu

Prej tvteuta15:06, 6 Shkurt 2017

Ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë Mehmet Zenka, u takua me ndihmësen e sekretarit  të përgjithshëm të  UNDP-së për Evropë Xhihan Sulltanoglu. Ministri Zenka e njohu Sulltanoglu me punën që po kryen kjo ministri në inkorporimin e praktikave më të njohura ndërkombëtare lidhur me barazinë gjinore në jetën shoqërore, ekonomike, dhe politike të Malit të Zi.

Sulltanoglu nga ana e saj shprehu mbështetjen që UNDP do të vazhdojë tu japë vendeve të rajonit në arritjen e këtyre qëllimeve. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që duhet edhe mjaft punë në të ardhmen për arritjen e këtyre qëllimeve , dhe se për këtë duhet edhe forcimi i bashkëpunimit të dyanshëm.

  • 1

    Radio