Aktuale Më shumë

Ndërron jetë shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Prej tvteuta10:04, 4 Shkurt 2017

Shkrimtari dhe poeti kombëtar, Dritero Agolli, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, shkruajnë mediat shqiptare. Agolli kishte shqetësime javët e fundit, pasi vuante nga rrugët e frymëmarrjes, sikurse është raportuar edhe në media. Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Shën Petërburg.

Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme botërore.

  • 1

    Radio