Ndihmë urgjente për të pastrehët në Podgoricë
Prej tvteuta15:59, 12 Janar 2017
– Banka e Ushqimit i bëri thirrje administratës së Kryeqytetit dhe autoritetetve kompetente për të marrë masa urgjente që sa më shpejt që të jetë e mundur të strehojë dy njerëzit që jetojnë në rrugë në kushte tejet të varfra. ” Bëhet fjalë për të pastrehët Zhivota Vasiq (62) dhe Zoran Stijepoviq (60), të cilët jetojnë në një tualet të braktisur”, thuhet ndër të tjera në letrën që kjo organizatë i ka dërguar kryetarit të Podgoricës Sllavoljub Stijepoviq, Qendrës për Punë Sociale, Sekretariatit për Mirëqenie Sociale dhe Avokatit të Popullit.
Nga Banka e Ushqimit njoftojnë se ndihma është e nevojshme edhe për njerëz të tjerë të pastrehë që ka mjaft në në Podgoricë, dhe i bëri thirrje atyre për të ndihmuar në një procedurë urgjente.