Shehoviq: Asistentët në mësim do të paguhen

Prej tvteuta17:19, 23 Dhjetor 2016

Ministri i arsimit Damir Shehoviq, tha  sot gjatë vizitës së institucioneve arsimore në Podgoricë se çështja e asistentëve të mësimdhënies ka qenë në rend të ditës së punës ës ministrisë për një kohë të gjatë. Fëmijëve të cilët kanë të drejtë për mbështetje teknike në formën e asistentëve mësimor  kjo mbështejte u është siguruar  që nga fillimi i vitit shkollor 2016/2017, por asistentët nuk ishin në gjendje të paguhen që nga fillimi i vitit shkollor për shkak të zbatimit të Ligjit për financimin e subjekteve politike.

“Në  bashkëpunim me institucionet e tjera Ministria e Arsimit ka vendosur që në fund të vitit nga fondet e veta ti paguaj asistentët të cilët kanë shprehur humanizmin e duhur  dhe kanë vënë nevojat e fëmijëve mbi çdo gjë tjetër, duke pranuar të punojnë  vullnetarisht me ta “, tha  Shehoviq.

  • 1

    Radio