Ish deputetët: Ne ishim aristokrat për këto të sotmit
Prej tvteuta09:57, 6 Korrik 2016
Ish deputetët në Kuvendin e Malit tëZi kanë dënuar ashpër frymën konfliktuoze dhe rrugaçe që po instalohet në këtë institucion, dikur të njohur për tolerancën dhe sjelljen dinjitoze të deputetëve.
Ranko Gjonoviq ish deputet i Lidhjes Liberale tha se Kuvendi i viteve nëntëdhjeta, megjithë divergjencat e mëdhaja që ekzistonin në mes tyre,  ishte si Dhoma e Lordëve në krahasim me atë çka shihet sot. Me këtë pajtohet edhe veteranja Beba Xhakoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila tha se i vjen turp që ishte deputete kur sheh sjelljen e tyre në Kuvendin aktual.