Cungu ngushëllon Ambasadorin e Turqisë në Podgoricë
Prej tvteuta13:37, 29 Qershor 2016
Kryetari i Komunes se  Ulqinit z. Nazif Cungu i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ambasadorit të Turqisë në Podgoricë , Shkëlqesisë së tij Serhat Galip, me rastin e ngjarjes tragjike në aeroportin ,,Ataturk,, në Stamboll, ku si pasojë e sulmeve teroriste, humbën jetën disa dhjetra njerëz të pafajshëm , dhe shumë të tjerë u plagosën.
Në telegram ndër të tjera thuhet. Në këto momente të vështira  i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe të plagosurve i urojmë shërim të shpejtë.
Të gjithë qytetarët e Ulqinit në këto momente jane pranë Jush dhe kanë besim të plotë se autoritetet turke do të gjejnë forcë që të përballojnë situata të tilla me maturi dhe pjekuri.
Sinqerisht i Juaji,
Nazif Cungu
Kryetar i Komunës së Ulqinit