Aktuale Më shumë

Sot kanë filluar punimet në fazën e parë në Stadiumin “Olympic”

Prej tvteuta15:40, 30 Shtator 2024

Nga Komuna e Ulqinit kanë bërë të ditur se sot kanë filluar punimet në fazën e parë në Stadiumin “Olympic”.

“Në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi, kemi filluar punimet për rregullimin e kushteve për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Parë të Malit të Zi.Ëndrra e gjeneratave po realizohet duke përmbushur premtimet dhe fjalët e dhëna.Jemi të vendosur që në pranverë, Liga e Parë e futbollit të luhet në Ulqin, përpara tifozëve të zjarrtë të qytetit tonë.Faleminderit të gjithëve që kanë kontribuar. Kemi obligim të punojmë më fort drejt realizimit të premtimeve tona.”, deklaruan në njoftimin e tyre nga Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio