30 muaj luftë me Rusinë, Ukraina kremton përvjetorin e pavarësisë!

Prej tvteuta13:46, 24 Gusht 2024

Mes konfliktit ushtarak me Moskën tashmë në vitin e tretë, Ukraina kremton sot Ditën e saj të Pavarësisë. 24 gushti shënon gjithashtu 30 mujorin e luftës me Rusinë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, presidenti Volodymyr Zelensky nxorri në pah qëndresën heroike të popullit të tij përballë pushtimit brutal e të paprovokuar.
”Pavarësinë e ndiejmë secili nga ne. Dhe, të bashkuar, ne mund të fitojmë…
Ne i bëmë ballë, e frenuam dhe e zmbrapsëm armikun, dhe tani jemi duke e fundosur. Ne e dimë çfarë është pavarësia, sa e vështirë është ta ringjallësh atë, sa e vështirë është ta mbrosh atë. Por, ne e dimë gjithashtu se çdo gjë varet nga ne.”
Festimet e pavarësisë vijnë për ukrainasit në një moment të rëndësishëm kthese për forcat e Kievit, që vazhdojnë avancimin në rajonin rus të Kurskut. Ushtria ukrainas pretendon se tani ka nën kontroll 92 vendbanime dhe 1.260 kilometra katrorë territor rus.
Qëllimi i Ukrainës, sipas liderëve të saj, është të krijojë një zonë sigurie brenda Rusisë në mënyrë që të mbrojë civilët e saj prej bombardimeve ruse nga përtej kufirit. Në ditët e fundit, Ukraina ka sulmuar dhe ka shkatërruar pjesërisht të paktën tre ura mbi lumin Sejm, në këtë rajon. Zelensky i dërgoi po ashtu një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se lufta e tij do të dështojë

  • 1

    Radio