Aktuale Më shumë

Drejtorëve të shkarkuar deri më tani janë paguar mbi 280 mijë euro

Prej tvteuta14:26, 22 Gusht 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në periudhën e kaluar ka paguar 282.344.44 euro për arsye të ndryshme lidhur me rastet e formuara për shkak të shkarkimeve të paligjshme të drejtorëve të institucioneve arsimore në Mal të Zi, njofton Pobjeda nga ky dikaster.
Në vitin 2021, ish-ministrja Vesna Bratiq shkarkoi në masë drejtorët e shkollave, pa një shpjegim të vlefshëm, kjo u vërtetua në aktgjykimet që u dhanë në favor të drejtuesve të institucioneve arsimore. Bratiqi u dërgoi të gjitha drejtorëve të njëjtat zgjidhje, se ata mbetën pa zyrë për shkak se nuk kishin formuar borde shkollore, por drejtorët dëshmuan në gjykatë se nuk mund ta bënin këtë pikërisht sepse Ministria i sabotoi në atë proces sepse nuk kishte emëruar përfaqësuesit e saj në atë organ. Në aktgjykime shkruhet se për këtë arsye janë shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme.
Duke qenë se drejtorët kanë vërtetuar në gjykatë se kanë mbetur pa detyrë në kundërshtim me rregulloren, shteti është i detyruar t’u paguajë dëmshpërblimin, pra pagat që duhet të kishin marrë deri në fund të mandatit.
Drejtorët e shkarkuar dëshmuan në gjykatë dy vite më parë se në kundërshtim me rregulloren iu morën funksionet dhe më pas nisën mosmarrëveshjet për t’i kompensuar dëmin material.
Ministria e Arsimit paralajmëroi së fundmi se procedurat gjyqësore të ish-drejtorëve të shkollave, të cilët u shkarkuan nga Bratiq në vitin 2021, mund t’i kushtojnë shtetit të paktën 300,000 euro. Ata thanë se po mundohen që shpenzimet në procedurë t’i zvogëlojnë në atë mënyrë që të njihen kërkesat në të cilat është duke u zhvilluar kontesti dhe shpenzimet e bëra të paguhen vullnetarisht në bazë të aktgjykimeve të formës së prerë.
Në proces janë edhe paditë e ngritura kundër Bratiqit në shkurt të vitit të kaluar nga mbrojtësja e pronave dhe interesave ligjore të Malit të Zi, Bojana Çiroviq. Ata kërkojnë që Bratiqi t’i paguajë shtetit dëmin e shkaktuar nga shkarkimi i drejtorëve të institucioneve arsimore në kundërshtim me ligjin.
Ish-ministria Bratiq ka reaguar ndaj ngritjes së padive dhe ka thënë se është “e padëgjuar dhe precedent” që ato janë nisur kundër saj për shkak të humbjes së 300 mijë eurove në procedurën ndaj drejtorëve të shkarkuar.
Kur ajo shkarkoi drejtorët e institucioneve arsimore, Bratiq shpjegoi se ishte e nevojshme për të depolitizuar sistemin arsimor. Mirëpo, disa deputetë në Kuvend e përgënjeshtruan në atë kohë, duke bërë të ditur se postet e reja të drejtorëve janë shpërndarë në bazë të meritave partiake.

  • 1

    Radio