Aktuale Më shumë

Millatoviq: Krishtlindjet duhet të na kujtojnë vlerat e paqes dhe harmonisë

Prej tvteuta12:34, 7 Janar 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën më të gëzuar të krishterë – Krishtlindjet.

“Simbolika e Krishtlindjes na kujtoftë vlerat e përbashkëta të përhershme të paqes, harmonisë dhe respektit të ndërsjellë, në mënyrë që mbi to të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”, ka thënë Millatoviq në rrjetin social X.

Krishtlindja konsiderohet një festë e gëzueshme familjare. Sipas zakonit, tek ortodoksët, ditën e Krishtlindjes, në shtëpi vjen herët në mëngjes një i pranishëm, zakonisht një burrë, i cili uron festën dhe uron lumturi, përparim dhe shëndet në shtëpinë e nikoqirit.

Në këtë festë, besimtarët ortodoksë përshëndesin njëri-tjetrin me “Krishti lindi”, dhe përgjigjen me “Vërtet, Ai lindi”.

Krishtlindjet festohen për tre ditë.

  • 1

    Radio