Aktuale Më shumë

Vitin e kaluar, 313 të mitur kanë kryer vepra penale

Prej tvteuta13:59, 5 Janar 2024

Drejtoria e Policisë gjatë vitit të kaluar ka regjistruar 313 të mitur të cilët kanë kryer vepër penale, rreth nëntëdhjetë më pak se në vitin 2019. Në 90 për qind të rasteve, delikuentët e mitur janë meshkuj, ndërsa më shumë se 50 për qind e veprave penale janë kryer në territorin e Podgoricës.

Sipas të dhënave të policisë, mesatarisht mbi 340 të mitur kryejnë një nga veprat penale në vit.

“Në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023, Drejtoria e Policisë ka regjistruar gjithsej 1710 kundërvajtje për të mitur në Mal të Zi. Në vitin 2023 janë regjistruar 313 kundërvajtës, në vitin 2022 306, në vitin 2021 354, në vitin 2020 346 dhe në vitin 2019 391 kundërvajtës”, njofton policia.

Në strukturën moshore është evidentuar se në më shumë se 50% të rasteve, autorë janë të mitur më të rritur (nga 16 deri në 18 vjeç), dhe struktura gjinore tregon se në më shumë se 90% të rasteve, autorët e krimet janë mashkuj.

“Numri më i madh i krimeve të kryera nga të miturit është në fushën e krimit pasuror – më shumë se 50% e numrit të përgjithshëm”. Gjeografikisht, më së shumti krime, gjithashtu më shumë se 50% e numrit të përgjithshëm, janë kryer në territorin e pjesës qendrore të vendit, pra në kryeqytet Podgoricë”, thuhet në njoftim.

Në zhvillimin e delikuencës tek të miturit ndikojnë faktorë të shumtë, si karakteristikat emocionale, familja jofunksionale, mangësitë në sistemin arsimor, faktorë të ndryshëm social dhe së fundmi edhe ndikimi negativ i rrjeteve sociale.

Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë në lidhje me këtë kategori personash, duke pasur parasysh moshën e shtyrë dhe vulnerabilitetin e tyre, në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete parandaluese që synojnë eliminimin e shkaqeve apo uljen e efekteve të tyre.

“Rrjedhimisht, Drejtoria e Policisë ka vite që realizon një numër të madh aktivitetesh parandaluese dhe planifikuese, veprime të vazhdueshme, si aksioni “Rinia”, me theks në shtypjen e dhunës së bashkëmoshatarëve, parandalimin e kryerjes së veprave kriminale, parandalimin e endacakëve dhe lypjes ”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio