Aktuale Më shumë

Regjistrimi përfundon nesër, qytetarët që nuk janë regjistruar duhet të kontaktojnë Monstat

Prej tvteuta15:02, 27 Dhjetor 2023

Drejtoria e Statistikave njoftoi se mbledhja e të dhënave për qëllime të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave përfundon nesër.

“Me qëllim të një regjistrimi në kohë dhe të plotë, ftojmë të gjithë qytetarët që kanë munguar ose për ndonjë arsye tjetër nuk janë regjistruar deri më tani, të kontaktojnë qendrën informative të Administratës së Statistikave në telefonat 020/230-811 dhe 068/. 851-500, ose komisioni komunal i regjistrimit”, deklarojnë nga MONSTAT.

Qytetarët mund të na kontaktojnë sot deri në orën 20:00, ose më së voni nesër, 28.12.2023 deri në orën 16:00 për tu regjistruar.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio