Aktuale Më shumë

Nëse nuk rriten pagat, semestri i dytë do të nisë me protestë

Prej tvteuta14:56, 27 Dhjetor 2023

Punëtorët e arsimit janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi në një protestë të organizuar nga Sindikata e Arsimit. Protesta u organizua për shkak se buxheti për vitin e ardhshëm nuk parashikonte rritje pagash dhjetë për qind për punonjësit e asaj fushe.

Sindikata e Arsimit do të thërrasë mësimdhënësit në grevë në gjysmën e dytë të vitit, nëse nuk respektohet Marrëveshja Kolektive e Degës, e cila parashikon që nga 1 janari i vitit të ardhshëm punonjësve t’u rriten pagat me dhjetë për qind, njoftuan në protestën para Kuvendit të Malit të Zi.

Kryetari i asaj organizate, Radomir Bozhoviq, tha se misioni i sindikatës është që punonjësit e arsimit të jenë të kënaqur dhe ta bëjnë sistemin arsimor sa më të mirë.

Ai tha se me këtë synim vitin e kaluar është rënë dakord për një rritje të pagave prej 20 për qind, dhjetë nga janari i ardhshëm dhe dhjetë nga viti 2025, por që pa asnjë njoftim “jehoi” se Qeveria nuk planifikon t’i përfshijë në buxhet për vitin e ardhshëm.

Bozhoviq theksoi se protesta ishte një lëvizje e detyruar, se edukatorët “kanë të drejtë para ligjit, përpara njerëzve dhe Zotit”.

“Është folur që sindikata është mashtruar. Nuk më besohet se kemi votuar njerëz që do të mashtrojnë pedagogët. Por kemi një situatë të tillë që Kontrata koletive e degës është shkelur në mënyrë të njëanshme. A është ky kapitulli 23 dhe 24 i ligjit dhe drejtësisë me të cilin ne duam të shkojmë në Bashkimin Evropian?”, tha Bozhoviq.

Ai po ashtu tha se beson se do të arrihet një marrëveshje me Qeverinë dhe do të miratohet një amendament buxhetor në Parlamentin e Malit të Zi, i cili do të mundësojë rritjen e pagave të mësimdhënësve nga 1 janari.

 

Bozhoviq i bëri thirrje kryeministrit Millojko Spajiq dhe deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi që të respektojnë atë që është nënshkruar dhe “asnjë fjalë përtej kësaj”.

  • 1

    Radio