Aktuale Më shumë

“Dashuria dhe optimizmi që sjellin Krishtlindjet qofshin gjithmonë të pranishme”

Prej tvteuta11:17, 24 Dhjetor 2023

Kryeministri Millojko Spajiq ka uruar klerin e Kishës Katolike në Mal të Zi dhe të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian.

Në një mesazh drejtuar kryepeshkopit të Tivarit, imzot Gjonlleshaj dhe peshkopit të Kotorrit, imzot Shtironja, kryeministri Spajiq, në emër të Qeverisë së Malit të Zi dhe në emër të tij, i uroi ata për festën e gëzueshme të krishterë, me sinqeritetin më të madh duke uruar suksese të mëtejshme në misionin e tyre të lartë në jetë.

“Unë dua që ne të vazhdojmë së bashku për të krijuar një të nesërme më të mirë, për të përmirësuar shoqërinë tonë përmes entuziazmit, tolerancës dhe solidaritetit dhe të jemi shembull i një procesi të suksesshëm integrues. Qoftë gjithmonë e pranishme dashuria dhe optimizmi që sjell Dita e Lindjes së Krishtit”, tha kryeministri i Malit të Zi.

 

  • 1

    Radio