Aktuale Më shumë

Brgjanin ka mbërritur në punë mëngjesin e sotëm, sërish në karrigen e drejtorit

Prej tvteuta09:28, 12 Dhjetor 2023

Zoran Brgjanin, i cili dje, pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Administrative, u rikthye në detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Policisë, ka mbërritur në punë para orës tetë të mëngjesit të sotëm.

Qeveria në seancën e djeshme me kërkesë të tij ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Nikolla Terziqin dhe sipas aktvendimit të Gjykatës Administrative, drejtor i ri është Zoran Brgjanin.

Avokati i Brgjanin, Sinisha Gazivoda, deklaroi për Portalin RTMZ se e mirëpret njoftimin e Qeverisë se do ta respektojë aktgjykimin.

Në mars, qeveria e shkarkoi Dritan Abazoviqin nga posti më i lartë në Drejtorinë e Policisë, pasi një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Dejan Knezheviq, u arrestua nën dyshimin për bashkëpunim me strukturat kriminale.

  • 1

    Radio