Aktuale Më shumë

Tre persona janë arrestuar për tentativë vrasje në Cetinë

Prej tvteuta12:19, 10 Dhjetor 2023

Policia malazeze mëngjesin e sotëm ka arrestuar tre persona të dyshuar për tentim vrasje në Cetinë më 13 shtator dhe kundër tyre është ngritur kallëzim penal, njofton Drejtoria e Policisë. Siç thonë ata, dy nga të dyshuarit figurojnë në dosjet e policisë si persona me interes operativ të afërt me një grup kriminal, ndërsa i treti i arrestuar është anëtar i lartë i grupit kriminal.

Ushtruesi i detyrës së ndihmës drejtorit të policisë për Sektorin Kundër Krimit, Llazar Shqepanoviq, tha se oficerët e atij sektori dhe të Qendrës Rajonale të Sigurisë Qendër, në bashkëpunim me KF Danilovgrad dhe në koordinim me prokurorinë, kanë hedhur dritë mbi një krim të rëndë, i cili  pasoi me arrestimin e anëtarëve të grupeve kriminale mëngjesin e sotëm.

Siç sqaroi ai, bëhet fjalë për hetimin e tentativës së vrasjes, e cila u krye më 13 shtator, duke vendosur një eksploziv të improvizuar me fuqi të madhe shkatërruese nën automjetin “Toyota Rav 4”, në pronësi të G.S. nga Cetina.

“Ekziston dyshimi i bazuar, siç është paraqitur në kallëzimin penal në Prokurorin e Lartë të Shtetit, se B.P. (35), V.V. (28) dhe V.V (28) kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentativë në lidhje me veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese”, thuhet në deklaratën e Shqepanoviqit.

Ai tha se të tre të dyshuarit së bashku me kallëzimet penale do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për juridiksion të mëtutjeshëm.

“Dy të dyshuar janë të shënuar në dosjet e policisë si persona me interes operativ të afërt me një grup kriminal, ndërsa një person është anëtar i rangut të lartë të një grupi kriminal”, tha Shqepanoviq.

Ai tha se Administrata e Policisë, si partner i besueshëm në sistemin e sigurisë, do të vazhdojë luftën vendimtare kundër krimit në përputhje me prioritetet e përcaktuara.

“Me fokus primar në neutralizimin e aktiviteteve të grupeve të organizuara kriminale dhe personave të lidhur me to, në mënyrë që të krijohet një mjedis i favorshëm i sigurisë për qytetarët”, përfundoi Shqepanoviq.

  • 1

    Radio