Aktuale Më shumë

Aksioni i sotëm tregon vendosmërinë e Qeverisë pë t’iu kundërvënë të gjitha formave të krimit

Prej tvteuta12:12, 10 Dhjetor 2023

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme, Aleksa Beçiq, thotë se aksioni i madh i sotëm i administratës policore tregon vendosmërinë e Qeverisë për t’iu kundërvënë të gjitha formave të krimit, pavarësisht përkatësisë apo ndikimit të tyre.

Beçiq rikujton se aksioni policor është kryer në disa lokacione mëngjesin e sotëm dhe ka rezultuar me arrestimin dhe ngritjen e kallëzimeve penale kundër disa personave të dyshuar për krime të rënda.

Ai thotë se është veçanërisht krenar për guximin dhe përkushtimin e oficerëve, të cilët çdo ditë kryejnë aktivitetet më komplekse për mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit në shoqërinë tonë.

“Unë premtoj se Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të mbështesë të gjitha përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe gjithmonë do të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve tanë, duke mbrojtur sigurinë e tyre. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një Mal të Zi më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë ne”, përfundoi Beçiq.

  • 1

    Radio