Aktuale Më shumë

Xhurreta përfaqësues i Ministrisë së Të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në tryezën e rrumbullakët që po mbahet në Hagë

Prej tvteuta15:58, 21 Nëntor 2023

Komisioneri i lartë për Pakicat kombëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) Kariat Abdrakhmanov,  ka organizuar në Hagë (Holandë) një Tryezë Interne të Rrumbullakët (Inter Roundtable), me temë “Mbledhja, analiza dhe përdorimi i të dhënave për integritetin e shoqërive të ndryshme”.

Përfaqësues i delegacionit të Ministrisë së Të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi në këtë takim është Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Popujve Pakicë, Arben Xhurreta.  Xhurreta ka zhvilluar takime me organizatorin dhe me pjesmarrësit e tjerë, me të cilët është diskutuar rëndësija e zhvillimit të inkuadrimit të shoqërive të ndryshme në një vend.

  • 1

    Radio