Aktuale Më shumë

Janë paguar 40,000 dollarë ndihmë për të pambrojturit në Palestinë

Prej tvteuta14:35, 26 Tetor 2023

Ministria e Punëve të Jashtme realizoi sot pagesën e ndihmës financiare humanitare për civilët e pambrojtur në Palestinë në shumën prej 40 mijë dollarësh.

Vendimi për ofrimin e ndihmës financiare humanitare është marrë nga Qeveria e Malit të Zi, ndërsa mjetet janë siguruar përmes programit të koordinimit dhe zbatimit të politikave në fushën e punëve të jashtme dhe janë paguar përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Refugjatët Palestinez.

“Mali i Zi edhe një herë kërkon respekt për ligjin ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e civilëve, të cilët nuk duhet të jenë një objektiv në asnjë konflikt. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të mundësohet ndihma humanitare për të arritur të gjithë ata që kanë nevojë për të,” ka deklaruar Ministria për punët e jashtme.

 

  • 1

    Radio