Aktuale Më shumë

Punimet e “Spiga” dëmtuan shtëpinë e familjes Dulloviq – vërshime në oborr, dysheme të çara në shtëpi

Prej tvteuta14:00, 25 Tetor 2023

As tërmeti i vitit 1979, as përmbytjet e rregullta që ndodhin rregullisht në rrugë Nënë Tereza me çdo shi të dendur, nuk e kërcënuan shtëpinë e familjes Dulloviq nga Ulqini aq sa paaftësia dhe sipërfaqësia e kontraktorëve për ndërtimin e kanalizimeve për katër lagje në Ulqin.

Gjegjësisht, pas disa muajsh pluhuri dhe gërmimi në pragun e shtëpisë së tyre, Dulloviq-ët u gjendën përballë telasheve të reja pasi rruga ishte asfaltuar përkohësisht në fillim të verës së këtij viti. Rruga është e asfaltuar në mënyrë jo adekuade dhe për shkak të rënies së keqe uji hyn si nën nivelin e rrugës dhe dëmton themelet e shtëpisë, si dhe në vetë oborrin, dhe sa herë që një makinë kalon pranë shtëpisë së tyre, krijon një gjendje të pakëndshme. Bashkëbiseduesit tanë thanë se edhe më herët ka pasur përmbytje, por situata e re ka kërcënuar plotësisht jetën e tyre.

I zoti i shtëpisë, Sreqko, nuk ka dashur të flasë për këtë problem para kamerave, që siç thotë ai i shkakton çdo ditë stres dhe nervozizëm dhe pretendon se shtëpia e tyre është plotësisht e kërcënuar. Bashkëshortja e tij Vjera ka treguar për Televizionin Teuta se çdo shi ua bën të pamundur daljen dhe qëndrimin normal në oborr.

“Ne bukvalisht nuk mund të dalim para shtëpisë, sepse një makinë që kalon na spërkat dhe uji futet nën prag.” Tarraca është mbushur, oborri ështe plotesisht me baltë, cdo gjë qe vjen nga rruga… E keni parë vete, asfalti është më poshtë se niveli i trotuarit, toka fundoset me hyrjen e ujit dhe ka çarje në dhomën e ndenjës dhe në dhomën e gjumit, pllakat në kuzhinë janë të çara”, shton Dulloviq.

Pakënaqësia shtohet çdo ditë e më shumë, dhe familja Dulloviq, pasi iu drejtua verbalisht Sekretariatit kompetent për Investime të Komunës së Ulqinit, planifikon të ndërmarrë hapa të tjerë të nevojshëm dhe gjithçka të nevojshme për, siç thonë ata, shpëtimin e shtëpisë së tyre.

“Tani uji është larguar, por kur uji është i lartë, kjo na shkakton shumë nervozizëm, netë pa gjumë… Unë fola dy herë me sekretarin për investime, na premtuan se do të dalin në terren, por asgjë prej tyre nuk ka ardhur.” Ne po planifikojmë t’i drejtohemi me shkrim Sekretariatit për Investime dhe Kryetarit të Komunës dhe nëse nuk bëhet asgjë, atëherë do të vijojë procesi gjyqësor, sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Na pret një dimër i vështirë”, ka përfunduar Dulloviq.

Kujtojmë se kontraktor për ndërtimin e kanalizimit për katër vendbanime në Ulqin është kompania italiane Spiga.

  • 1

    Radio