Aktuale Më shumë

Balkan Tech Summit për herë të parë në Ulqin

Prej tvteuta14:25, 20 Tetor 2023

Për herë të parë në Mal të Zi e pikërisht në qytetin e Ulqinit u mbaj Balkan Tech Summit.

Në Kalanë e vjetër të Ulqinit është mbajtur dita e tretë përfundimtare e Balkan Tech Summit.

Balkan Tech Summit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e inovacionit, shoqërisë dixhitale dhe kompanive të reja në rajon. Organizimi është mbështetur nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe partnerë të tjerë. Në samit morën pjesë shumë investitorë, përfaqësues të universiteteve, konsulentë dhe ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rajoni dhe Mali i Zi.

Në panelin në të cilin folën ofruesit e shërbimeve, foli kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ardijan Mavriq, dhe ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Malit të Zi, Bilana Shqepanoviq.

Gjatë fjalimit të tij, kryetari Mavriq theksoi rëndësinë e njohjes së kohës së trendeve dhe investimeve në kuadra në fushën e inovacionit dhe teknologjisë informative, të cilët mund të jenë gjeneratorë të zhvillimit ekonomik të qytetit. Ai shtoi se Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me Qeverinë, po punon në hapjen e një qendre inovative në Ulqin, e cila do të shërbejë si një bazë e fuqishme fillestare për pozicionimin e këtij qyteti si një qendër e rëndësishme inovacioni në jug të Malit të Zi.

  • 1

    Radio