Aktuale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshtja mes Malit të Zi dhe Serbisë

Prej tvteuta13:22, 16 Tetor 2023

Ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Maja Popoviq, sot në Podgoricë nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë për plotësimin e marrëveshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë për ekstradimin.

Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, kontrata “ndryshoi nenin 7a të kontratës, në atë mënyrë që mundësisë së ekstradimit të shtetasve të vet mes Malit të Zi dhe Serbisë tani i janë shtuar edhe dy vepra të tjera penale: keqpërdorimi i pozitës në veprimtarinë afariste dhe shpërdorimi i autoritetit në ekonomi, të dyja nga Kodi Penal i Malit të Zi”.

“Deri më tani, mundësia e ekstradimit të shtetasve të vet midis dy vendeve përfshinte vepra penale të krimit të organizuar, kundër njerëzimit dhe të mirave të tjera të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare, korrupsioni dhe pastrimi i parave, me shpërdorim të pozitës zyrtare, ndikim të paligjshëm, marrja dhe dhënia e ryshfetit dhe përvetësimi, pra korrupsioni në sektorin publik. Me ndryshimin e kontratës shtohen dy nga veprat penale më të rëndësishme në fushën e korrupsionit në sektorin privat, për të cilat, në forma të kualifikuara, është paraparë juridiksioni ekskluziv i Prokurorisë Speciale të Shtetit përsa i përket ndjekjes penale në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Nga ai dikaster qeveritar kanë thënë gjithashtu se Mali i Zi dhe Serbia në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar kanë “formën më të madhe dhe më të gjerë të bashkëpunimit, të cilën nuk e kanë në atë shtrirje dhe cilësi me vendet e tjera”.

“Dhe fakti që Mali i Zi arrin rreth 40 për qind të bashkëpunimit të tij me Republikën e Serbisë, përkundër disa çështjeve të hapura, tregon për një shkallë të lartë bashkëpunimi dhe besimi dhe afërsi të sistemeve të tyre të drejtësisë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Drejtësisë.

  • 1

    Radio