Aktuale Më shumë

Pronarët e anijeve taksi organizuan shetitije falas për afro 2000 nxënës

Prej tvteuta14:38, 12 Shtator 2023

Sot plazhi i vogël ishte më i bukur se asnjëherë. Të gjithë nxënësit e shkollave në komunën e Ulqinit por edhe nxënësit e shkollës së Krajës kishin sot një shëtitje falas të organizuar nga pronarët e anijeve e taksi.

Në dispozicion të nxënësve ishin 9 anije të cilat i shëtitën në vijën bregdetare të Ulqinit, me qellim që fëmijët të njihen me detin dhe çdo gjë të mrekullushme që i ka falë natyra qyetit tonë.

Ky është viti i dytë me rradhë që organizohet një shëtitje e tillë, njëri nga organizatorët Sabo Vogliqi shprehet se janë të lumtur kur shohin fytyrat e qeshura të fëmijëve.

Mustaf Bardhi drejtor i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë shprehu mirënjohjen e tij për këtë organizim.

  • 1

    Radio