Aktuale Më shumë

Shantazhonte një femër me video eksplicite. Arrestohet M.C. (39)

Prej tvteuta15:18, 23 Gusht 2023

Policia e Ulqinit ka bërë kallëzim penal dhe ka arrestuar personin me inicialet M.C. (39) për shkak se dyshohet për veprat penale të përndjekjes dhe shantazhit, njoftoi Drejtoria e Policisë (UP).

Sipas tyre, M.C. dyhohet se në periudhën nga viti 2018 deri më 21 gusht 2023, ka realizuar video me përmbajtje eksplicite të një personi të gjinisë femërore, dhe se i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shantazhuese.

“Për shkak të kësaj, viktima i ka paguar personit në fjalë shumën prej 8 mijë euro në vitin 2022. Ai ka vazhduar me mesazhet e përmbajtjes së lartpërmendur, duke i kërkuar para në shumë prej 4 mijë euro, për çka viktima e ka denoncuar në polici. “, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë. Ata shtuan se policia e Ulqinit ka njoftuar prokurorin kompetent të shtetit i cili e ka cilësuar si vepër penale dhe me urdhër të tij M.C. është i privuar nga liria.

  • 1

    Radio