Aktuale Më shumë

Në 24 orë 21 aksidente trafiku

Prej tvteuta13:02, 19 Gusht 2023

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 21 aksidente trafiku, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë Policore tha se në Podgoricë kanë ndodhur nëntë aksidente trafiku, në Tivar pesë dhe në Budvë katër.

Nga një aksident trafiku është regjistruar në Tivat, Nikshiq dhe Plevla.

Janë lëshuar 434 urdhërpagesa për gjoba dhe janë paraqitur 41 kallëzime për kundërvajtje.

Policia ka konfiskuar shtatë palë targa.

  • 1

    Radio