Aktuale Më shumë

Reagon Ministria e Arsimit: Greva është e drejtë kushtetuese. Buxheti për arsim 25% më i lartë

Prej tvteuta17:20, 17 Gusht 2023

Pas njoftimit nga Sindikata e Arsimit për mundësinë e organizimit të një greve paralajmëruese në ditën e para të vitit shkollor , reaguan edhe nga Ministria e Arsimit.  Ata theksuan se e drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe se e njëjta mund të organizohet nëse plotësohen kushtet e veçanta të përcaktuara me ligj.

Ministria e Arsimit tha se buxheti i arsimit për këtë vit është afër 280 milionë euro, që paraqet një rritje prej 25% krahasuar me buxhetin e vitit 2022.  Ata thonë se për financimin e rindërtimit dhe përshtatjes së infrastrukturës ekzistuese nëpër shkolla janë planifikuar rreth 3.9 milionë euro.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, dje ka deklaruar se gjendja në arsim është alarmante në të gjitha sferat – nga financat, infrastruktura shkollore, deri te pozita e mësimdhënësve në shoqëri.  Me grevën paralajmëruese, siç ka theksuar ai, po kërkojnë që shteti përfundimisht t’a kthejë vëmendjen nga arsimi. Ai shtoi se greva paralajmëruese është një thirrje për kryeministrin dhe ministrin e ardhshëm të arsimit që buxheti të mos jetë social dhe se duhet më shumë vëmendje në arsim, në mënyrë që të zgjighen të gjitha çështjet problematike, me theks në zbatimin e reformave.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio