Aktuale Më shumë

Viti i ri shkollor mund të fillojë me grevë paralajmëruese

Prej tvteuta17:36, 16 Gusht 2023

Viti shkollor në Mal të Zi mund të fillojë me grevë, ka paralajmëruar kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq.

Si arsye për organizimin e grevës, ai ka përmendur gjendjen në arsim, e cila, tha ai, është alarmante në të gjitha sferat, nga financat, përmes infrastrukturës shkollore, deri te pozita e mësimdhënësve në shoqëri.

“Me grevën paralajmëruese po kërkojmë nga shteti që më në fund të kthejë vëmendjen në arsim, të fillojë të investojë në arsim”, tha Bozhoviq për Radio Televizionin Budva.

Ai vlerësoi se mësimdhënësit kanë vite që janë në margjinat e shoqërisë dhe se buxheti për arsimin është social.

“Shteti prej vitesh nuk ka investuar në arsim. Prandaj ne si sistem arsimor kemi rënë kaq poshtë, kemi humbur dinjitetin tonë dhe mësimdhënëse si individ nuk ka mundur ta mbajë nivelin e tij në një sistem të tillë”, tha Bozhoviq. Sipas tij, infrastruktura për arsimin e detyrueshëm është e pamjaftueshme, klasat janë të tejmbushura, ndërsa vetëm Budvës i mungon të paktën edhe një objekt shkollor.

“Podgorica, Budva, Tivati, ndoshta edhe disa komuna të tjera kërkojnë ndërtim urgjent të objekteve të reja arsimore. Këtë do ta kemi si kërkesë”, tha Bozhoviq, duke shtuar Sindikata nuk mund t’i ndryshojë gjërat për mirë pa ndihmën e shtetit.

  • 1

    Radio