Aktuale Më shumë

Prej vitit 2011 nga Mali i Zi janë larguar 74.000 njerëz

Prej tvteuta17:42, 13 Gusht 2023

Vlerësimet e Eurostat japin të dhëna befasuese – 74,000 qytetarë u larguan nga Mali i Zi në një dekadë, nga 2011 deri në 2021.  Të dhënat e Eurostat-it janë llogaritur në bazë të lejeve të qëndrimit të miratuara në vendet e Bashkimit Evropian, tha demografja Mileva Brajushković Popoviq, e ftuar në programin e mëngjesit të RTMZ.

“Eurostat i merr këto të dhëna në bazë të lejeve të qëndrimit të marra në vende të caktuara të Bashkimit Europian. Kështu, nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i lejeve të tilla është katërfishuar, nga rreth 900 në 4000. Deri në vitin 2021 janë miratuar 24,000 leje qëndrimi vetëm për BE-së. Në këtë studim, bazuar në lëvizjen totale të popullsisë, ata llogaritën se migrimi nga viti 2011 deri në vitin 2021 ishte 74,000. Sigurisht, këto janë vetëm përllogaritje”, sqaroi Brajushkoviq Popoviq.  Kujtojmë se në tre vitet e fundit Mali i Zi ka shënuar rritje negative natyrore, që do të thotë se numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve.

Vetëm shtatë nga 24 komunat kanë shënuar rritje pozitive natyrore në vitin 2022, përkatësisht Podgorica, Plava, Tuzi, Budva, Rozhaja, Tivati dhe Ulqini.
Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në vitin 2022 është shënuar në veri të Malit të Zi, përkatësisht Pluzhine me 20 për qind, Shavnik me 20,1 për qind, Mojkovac me 20,7 për qind, Kollashin dhe Andrijevicë me 18 për qind dhe Pljevlja me 17,8 për qind. Cetina ka shkallën më të lartë të rritjes negative natyrore në mesin e komunave në rajonin qendror të Malit të Zi – 16.9 për qind.

  • 1

    Radio