Fëmijët nuk duhet të përdorin rrjetet sociale pa pëlqimin e prindërve
Prej tvteuta16:40, 2 Korrik 2023
Parlamenti i Francës miratoi njëzëri një ligj që përcakton se të miturit nën moshën 15 vjeç duhet të marrin pëlqimin e prindërve të tyre për të përdorur rrjetet sociale, dhe deputetët në Mal të Zi duhet të bëjnë të njëjtën gjë për të mbrojtur të paktën pjesërisht fëmijët që janë të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjete sociale thotë për portalin e Malit të Zi Kristina Mihailoviq..
Propozimi për këtë ligj u miratua njëzëri pak ditë më parë në Senatin francez dhe sipas dokumentit, platformat e mediave sociale do të duhet të përdorin një sistem për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe nëse të miturit kanë leje prindërore.
Kristina Mihailoviq, drejtoreshë e Shoqatës së Prindërve, beson se ky vendim është i shkëlqyeshëm dhe tha se ky kufizim do të çonte në atë që deri më tani ka ekzistuar vetëm formalisht në Mal të Zi.
“Ne kemi një kufizim që fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk mund të përdorin rrjetet sociale, domethënë nuk mund të hapin një llogari, por askush nuk e kontrollon këtë. Ata thjesht shënojnë vitin e lindjes që u përshtatet dhe krijohet një llogari e rregullt. Ajo që ka bërë Franca është një opsion i mirë për shkak të disponueshmërisë së përmbajtjeve shumë problematike ndaj të cilave ekspozohen fëmijët”, tha Mihailoviq.
“Situata në vendin tonë aktualisht është e tillë që askush nuk mund të garantojë se një i mitur nuk përdor rrjetet sociala dhe ky kufizim do të ishte një hap i madh përpara” ka thënë ajo.